E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE për vizat: Shqipëria, hapa pozitive

Shqipëria ka bërë hapa pozitiv për të fituar liberalizimin e vizave, dhe duke krahasuar vitin 2008 me atë të 2009 vendi ynë ka përmbushur një pjesë të mirë të kritereve për të dalë jashtë kufirit pa viza. Por edhe pse janë vlerësuar pozitivisht nga Komisaioni Europian disa nga progreset e bërë nga Shqipëria, mbeten ende kritere për t'u plotësuar që kanë të bëjnë kryesisht për miratimin e ligjeve, rendin dhe sigurinë si dhe për të drejtat themelore. Këto janë të metat që ka nxjerër Komisioni Europian në një raport ku krahasuar me Bosnjen Herzegovinën, Shqipëria është disa hapa prapa. "Ora News" posedon të dy raportet e nxjerra në Komisionin Europian, të cilat ndahen në 4 pika kryesore.

Kështu në bllokun e parë sigurinë e dokumenteve, shqipëria ka bërë më shumë progres ku deri në 9 prill janë lëshuar 497 mijë pasaporta biometirike të cilat plotësojnë standartet e BE. Ndërsa Bosnja në këtë pikë ka ka lëshuar 114.625 pasaporta biometrike, më pak se vendi ynë.

Blloku 2 - Migracioni ilegal sipas raportit të KE Shqipëria kë bërë një progres në drejtim të sigurisë së kufijëve dhe të sistemit të azilit dhe migracionit, por është e nevojshme zhvillimi i një stradegjie dhe politike për mbeshtetjen e riintegrimin e riatdhesuarve.
Ndërsa në këtë pikë bosnja hersegovina e ka përbushur kriteret, duke pasur një sistem azili dhe një ligj mjaft funksionale. Gjithashtu ajo ka arritur edhe të gjej edhe një zgjidhje emigrantët që ndodhen në këtë shtet si dhe ka bërë një përmirësim në goditjen e trafikut të qënieve njerëzore.

Në bllokun e 3 ku raportohet për rendin dhe Sigurinë ne vend komisionin Europian e ka vlerësuar progresin që ka bërë shqipëri për luftën kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe korrupsionit Ka përpjekje të vazhdueshme në luftën kundër trafikimit të drogës dhe të qenieve njerëzore. Por sipas KE mbetet ende për të për të përcaktuar burimet e përshtatshme financiare dhe njerëzore për të vazhduar liftën kundër korrupsionir. Madje një tjetër mangësia edhe zbatimi i ligjit antimafia për konfiskimeve të pasurive kriminale i cili duhet të ndiqet me vendosmëri
Ndërsa Bosnja hercegovina në këtë bllok sipas raporti ka bërë një progres mjaft pozitiv duke implementuar mënyra mjaft efikase për të goditur krimin e organizuar si dhe kossupsionin si dhe trafikimit duke pasur edhe mbështetjen e një ligji të mirë gjithashtu edhe një shkëmbim mjaft të mirë të informacioneve për goditjen e krimit.

Në Blloku 4 - Marrëdhëniet me Jashtë dhe të drejtat themelore. Në raportin e vlerësimit të Komisionit arrihet në përfundimin se Shqipëria ka bërë progres shumë të mirë dhe i ka përmbushur detyrimet në fushën e të drejtave themelore duke miratuar një sërë ligjesh në 2010. Por këto progrese duhe të vazhdojnë pasi nuk janë të mjaftueshme.
Ndërsa për Bosnje hercegovinen në bllokun nr.4 se janë bërë progrese dhe këto janë arritur edhe falë impjementimit të ligjit anti-diskriminim si dhe grupi i punës ndërministror ka bërë një punë të mirë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›