ETA sulmon një kanal televiziv
Hernani - Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qytetin e vogël spanjoll Hernani. Terroristët e ETA-s kanë patur për qëllim kësaj rradhe një impiant të një kanali televiziv. Autoritetet njoftojnë se nuk ka patur viktima apo të plagosur, por që dëmet material janë të mëdha. Edhe pse ETA nuk ka marrë përsipër sulmin, mediat spanjolle fajësojnë atë si shkaktare.