Të tjera humbje në sistemin bankar amerikan
Uashington - Sistemi banker amerikan është pasuar nga humbje të tjera financiare. Bank of America për shkak të marrjes së bankës investuese Merrill Lynch ka nevojë për një tjetër ndihmë kapitali nga qeveria amerikane. Paketa e dytë e ndihmës përfshin 20 miliardë dollarë kapital të ri si dhe garanci për deri në 118 miliardë dollarët nga investimet problematike. Në Bank of Amerika për shkak të fuzionimit do të shkurtohen në tre vitet e ardhshëm 30 000 deri 35 000 vende pune. Edhe banka e madhe amerikane Citigroup njofton ndërkohë për vitin e kaluar një humbje të përgjithshme prej afro 19 miliardë dollarësh, kryesisht për shkak të kredive të pasigurta. Për shkak të bilancit negativ sipërmarrja shpalli ndarjen në dy pjesë.