EU Observer Shqiperia demokrate ne vdekje te ngadalte
Ne nje shkrim te gjate analitik te Dimitar Dechev kreu i Keshillit Europian per eshtjet e Jashtme me qender ne Sofje botuar ne portalin e rendesishem te Brukselit EU Observer me titull Vdekja e ngadalte e Shqiperise demokratike flitet per nje krize te rende ne vend. Autori e perqendron vemendjen me se shumti te vjedhja e zgjedhjeve. Ai thote se shume pak besojne se zgjedhjet e vitit 2009 ishin te ndershme. Sipas tij gjerat u bene edhe me keq ne zgjedhjet e vitit 2011 kur KQZ vendosi ti dhuroje fitoren kandidatit qeveritar ne Tirane. Autori paralajmeron trazira te mundshme pasi thote se tensioni vijon te jete i larte. Sipas tij shkak per kete gjendje eshte perplasja mes Berishes e Rames. Por ai thote se Berisha ka pjesen e luanit per kete gjendje pasi asnje politikan tjeter postkomunist nuk ka pasur kaq ndikim ne Shqiperi. Dechev thote se Berisha nderhyn kudo ne gjithcka qe nga zgjedhjet te ceshtjet hetimore te prokurorise e deri tek ato gjera qe shkruajne gazetat. Ai thote se nje lider i tille eshte i papranueshem ne Europe. Autori shkruan se sipas indeksit te shteteve te deshtuara Shqiperia per kete vit qendron edhe pas Bahrejnit qe sic dihet u perfshi nga trazira te dhunshme ne ate qe u quajt Pranvera Arabe. Analisti bullgar thote se tani synimi i ish-komunistit Berisha eshte te kontrolloje Presidentin e me kete rast edhe prokurorine e sherbimet sekrete. Ne fund te shkrimit thuhet se NATO nuk duhet te lejoje vdekjen e demokracise ne Shqiperi por duhet te diskutoje fort per kete ceshtje. Sipas tij ne diskutim duhet te hidhet anetaresimi i Shqiperise ne NATO. Edhe BE duhet ta ndaloje procesin e anetaresimit te Shqiperise dhe te flase qarte se cfare duhet per te rinisur procesin.