E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha sulmon ashper Withers Akuzat e tij ceshtje personale

Kryeministri Nuk do te kandidoj per President te Republikes

Kryeministri Sali Berisha e akuzoi dje ish-ambasadorin amerikan ne Tirane John Withers se kishte ndermarre nje sulm personal ndaj tij dhe qeverise shqiptare gjate kohes qe sherbente si kryediplomat amerikan ne Shqiperi. Ne emisionin Opinion dje Berisha deklaroi se ai kishte fakte se Withers vazhdimisht informonte kunder qeverise se tij. Sipas Kryeministrit arsyet ishin sepse ai mendonte se qeveria shqiptare e kishte paditur ate ne Senat per skandalin e armeve ku ambasada amerikane ne Shqiperi u permend ne Uashington. Ka nje diference te madhe ne menyren sesi ai i ka shkruar kabllogramet para dhe pas ceshtjes se skandalit te armeve. Ai mendoi se ne e paditem per Patrik Henrin gje e cila eshte e vertete deklaroi Berisha. Sipas kryeministrit Withers mblodhi ne fund te gushtit 2008 ne zyren e tij tete gazetare dhe ju tha atyre se Senati amerikan nuk do ta votoje Shqiperine ne NATO dhe se do te perzere OSBE-ne se do te manipuloje zgjedhjet. Berisha theksoi se keto qendrime rezultuan te paverteta sepse sipas tij SHBA i ka dhene qendrimet e saj per Shqiperine permes deklaratave zyrtare dhe drafteve te bera publike. Sa i perket kabllogramit te ambasadorit Withers se djali i tij Shkelzen Berisha i kishte bere presion ish-shefit te Shtatit te Pergjithshem Luan Hoxhes per Gerdecin Berisha theksoi se kete e pergenjeshtroi vete Hoxha. Nga ana tjeter Berisha theksoi se ai e kishte ndaluar djalin e tij te conte ne gjykate kete ceshtje pasi sipas tij ishte qesharake te merreshe me Wikileaks. Sa i perket se ardhmes se tij politike Berisha theksoi se nuk do te kandidonte per President Republike dhe se brenda PD-se nuk kishte te pazevendesueshem duke nisur nga ai vete. Kryeministri foli edhe per koalicionin qe ai drejton dhe shprehu bindjen se ai do ti rezistonte kohes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›