E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX Hashim Rexhepi lirohet por mbetet nen hetim

Nje gjykates i procedures paraprake i EULEX-it ne Gjykaten e Qarkut ne Prishtine ka liruar ish-Guvernatorin e Bankes Qendrore Hashim Rexhepi nga paraburgimi por i ka caktuar nje numer masash kufizuese si alternative e paraburgimit. Rexhepi ka paguar shumen prej 20000 eurosh si dorezani per lirimin e tij me kusht.

Lajmin e ben te ditur misioni evropian per sundimin e ligjit EULEX.

Ne nje njoftim per mediat thuhet se Rexhepi vazhdon te jete nen hetim dhe akuzat kane te bejne me keqperdorim te detyres ose autoritetit zyrtar ushtrim i ndikimit larje parash dhe shmangie tatimi.

Ne njoftim thuhet se gjykatesi i ka caktuar nje numer masash kufizuese te pandehurit perfshire mes tjerash edhe ndalesen per tiu afruar objekteve te Bankes Qendrore te Kosoves dhe konfiskimin e dokumenteve te udhetimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›