E Diel, 1 Nëntor 2026

LDKka shkelje nga partite ne Rahovec

Shtabi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike te Kosoves dega ne Rahovec thekson se gjate ketyre diteve ka verejtur shume keqperdorime dhe vepra te cilat jane ne kundershtim me ligjin per zgjedhje kodin zgjedhor gjate fushates zgjedhor per kryetar komune.
Ne reagimin e LDK-se dega ne Rahovec thuhet se ne fshatin Ratkoc nga vjen kandidati i AAK-se Smajl Latifi simpatizantet dhe militantet e AAK-se ne komunen e Rahovecit i kane prishur posterat e kandidatit te LDK-se Ibrahim Kryeziu duke i vendosur ne te njejtin vend posteret e kandidatit te AAK-se.

AAK-ja ka paralajmeruar tubimin elektoral ne fshatin Ratkoc. Shtabi zgjedhor i LDK-es reagon ne kete drejtim pasi do te pengohet procesi mesimor dhe u mohohet e drejta per arsim te lire.
Kete shkelje e ka bere edhe ministri i Arsimit Shkences dhe Teknologjise Enver Hoxhaj pasi ai ka marr pjese ne kete tubimin elektoral thuhet ne reagim.

LDK dega ne Rahovec kerkon nga organet kompetente qe te marrin masa per parandalime dhe shkeljeve te njepasnjeshme qe jane duke bere partite rivale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›