E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX LirohetHashim Rexhepi pormbetet nen hetime

PRISHTINE- Nje gjykates i procedures paraprake te EULEX-it ne Gjykaten e Qarkut ne Prishtine e ka liruar ish-Guvernatorin e Bankes Qendrore Hashim Rexhepi nga paraburgimi por i ka caktuar nje numer te masave kufizuese si alternative e paraburgimit.

Zoti Rexhepi ka paguar shumen prej 20 mije eurosh si garanci per lirimin e tij me kusht. Lajmin e ben te ditur misioni evropian per sundimin e ligjit EULEX.

Ne nje njoftim per mediat thuhet se Rexhepi vazhdon te jete nen hetime dhe akuzat ne kete rast kane te bejne me keqperdorim te detyres ose autoritetit zyrtar ushtrim i ndikimit larje parash e shmangie tatimi.

Ne njoftim theksohet se gjykatesi i ka caktuar nje numer masash kufizuese te pandehurit perfshire mes tjerash edhe ndalesen per tiu afruar objekteve te Bankes Qendrore te Kosoves dhe konfiskimin e dokumenteve te udhetimit.

e.n/rel/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›