E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi Serbiapengon bisedimetKosova e gatshme

PRISHTINEuml- Ushtruesi i detyres se presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi ka thene se per te pasur bisedime me te lehta me Serbine duhet te kene rol edhe Bashkimi Evropian por edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Krasniqi ka theksuar se Kosova asnjehere nuk ka qene pengues i bisedimeve dhe asnjehere nuk ka qene kunder bisedimeve me palen serbe.

Ne jemi te vetedijshem qe mbi bazen e rezolutes se Asamblese se Pergjithshme bisedimet mes Kosoves dhe Serbise duhet ti lehtesoje Bashkimi Evropian. Por jemi te vetedijshem qe per te qene me te lehta dhe me te suksesshme keto bisedime nje kontribut te pazevendesueshem do ta japin edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Andaj konsiderojme se per te qene me te lehta me te besueshme dhe me te suksesshme keto bisedime si ndermjetesues ose si lehtesues ne kete proces do te ishin edhe perfaqesuesit edhe te BE-se edhe te SHBA-se ka thene u.d. presidenti Krasniqi ne konferencen e perbashket per shtyp me drejtorin e Departamentit per Evropen Juglindore ne kuader te Ministrise se Puneve te Jashtme te Republikes se Kroacise Davor Vidish.

e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›