E Diel, 1 Nëntor 2026

EULEX: Nuk ka aktakuza të fshehta në Kosovë

PRISHTINE - EULEX-i nuk ka padi të fshehta e as të fshehura për krimet e luftës, sepse sipas legjislacionit të Kosovës nuk ka bazë ligjore për këtë, ka thënë zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudelevic.

Urdhëresat mund të lëshohen gjatë procesit të ndjekjes penale ose pas një aktakuze, në përputhje me kërkesat e ligjit në Kosovë, ka thënë ajo për Beta.

"Prokurorët e EULEX-it janë duke hetuar 94 raste të krimeve të luftës, dhe deri tani janë sjellë 28 vendime. EULEX-i nuk i ndanë rastet sipas origjinës kombëtare”, - ka thënë Gudulevic.

Pas arrestimit të Ivan Radivojevicit, të akuzuar për krime lufte, drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se mund të ketë aktakuza sekrete kundër serbëve.

“Serbia kurrë nuk do të jetë pengesë për hetimin e krimeve të luftës, pavarësisht nga cila anë vijnë ato, por shteti është shumë i shqetësuar nëse ekzistojnë aktakuza sekrete dhe lista në të cilat nuk ka qasje dhe për të cilat nuk e di se me kë kanë të bëjnë ato”, ka thënë Vulin.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›