E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, senati konfirmon James Comey si drejtor të FBI-së

SHBA - Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka konfirmuar ish-prokurorin e përgjithshëm amerikan, James Comey, si drejtorin e ardhshëm të Byrosë Federale të Hetimeve, FBI.

Në një votim që u mbajt vonë të hënën, Comey mori 93 vota pro dhe një kundër duke u bërë kështu nominim i suksesshëm i presidentit Barack Obama për postin në fjalë.

Comey do ta zëvendësojë shefin në largim të FBI-së, Robert Mueller, i cili nga kjo pozitë do largohet në shtator.

Mueller e ka udhëhequr FBI-në për 12 vjet, ndërsa punën e kishte nisur menjëherë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA. 

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›