Vritet një politikan i njohur kurd në Siri
DAMASK - Një politikan i njohur kurd i Sirisë është vrarë të martën pasi makina e tij ka shpërthyer. Burime politike kurde thonë se shpërthimi ndodhi në kohën kur Isa Huso, ka dalë nga shtëpia e tij në qytetin e banuar nga kurdët, Qamishli.
Huso, 60 vjeçar ka qenë pjesëtar i Këshillit Suprem Kurd, një platformë që mbledh grupet kurde në Siri.
Partia pro-kurde, Paqe dhe Demokraci, e ka dënuar sulmin. Për disa muaj, militantët kurd i kanë luftuar të dyja palët e përfshira në konfliktin sirian, regjimin e presidentit, Bashar al Assad dhe forcat rebele me qëllim që të ruajnë kontrollin në rajonin e dominuar nga kurdit në veri të Sirisë. Kjo zonë gjendet në afërsi të kufirit me Turqinë.
Pas vrasjes së Husos, Komiteti për Mbrojtjen e Popullit Kurd, grupi kryesor militant i kurdëve, ju ka bërë thirrje të gjithë kurdëve që të luftojnë militantët islamik të cilët ata i bëjnë përgjegjës për vrasjen.
(er.nu/rel/BalkanWeb)