EULEX Perfshirja ne bisedimet mes Prishtines dhe Beogradit vetem nese vendos Brukseli

Zyrtare te misionit evropian per polici dhe gjyqesi thone se misioni EULEX mund te perfshihet ne dialogun Prishtine-Beograd vetem nese kjo vendoset ne Bruksel. Sipas tyre vizitat e zyrtareve te misionit EULEX ne Beograd kane per qellim mbeshtetjen ne aspektin logjistik te dialogut por ato mund te ndihmojne edhe ne zbatimin e cfaredo marreveshjeje qe mund te arrihet ndermjet Prishtines dhe Beogradit. Keshtu u shpreh zedhenesi i misionit EULEX per veriun e Kosoves Hans Kristian Klasing pas disa shkrimeve te publikuara ne mediat kosovare ku thuhet se misioni EULEX do te perfshihet ne dialogun Prishtine - Beograd me kerkese te shefes se diplomacise evropiane Kathrin Ashton. Megjithate njoftime zyrtare per kete ceshtje nga Brukseli nuk ka. Sipas Klasing Dialogu eshte pjese e politikes se Bashkimit Evropian qe ka per synim te promovoje bashkepunimin vlerat evropiane dhe permiresimin e jetes se qytetareve. Deshiroj te rikujtoj se ne jemi nje mision teknik per rend dhe ligj dhe ne merremi me sundimin e ligjit qe ka lidhje me policine gjyqesine dhe doganat. Pra ne nuk kemi mandat politik por vetem mandat teknik. tha Klasing.
Sekretari i shtetit ne Ministrine serbe per Kosoven Oliver Ivanoviq thote se misioni EULEX mund te ndihmoje ne funksionimin e gjykatave te policise dhe te doganave ne veri te Kosoves por nuk mund te jete i perfshire drejterdrejt ne bisedimet Prishtine-Beograd. Une mendoj se EULEX-i nuk mund te perfshihet ne bisedime dhe mendoj se ne to nuk mund te perfshihet asnje pale e re. EULEX-i mund te ndihmoje shume sepse ky mision eshte i interesuar per funksionimin e gjykatave policise dhe doganave. Kjo eshte fusha e pergjegjesise se EULEX-it dhe ai mund te ndihmoje ketu dhe te propozojne ndonje teme por jo te perfshihen vet ne dialog.
Udheheqesit e institucioneve te Kosoves nuk pranojne te komentojne perfshirjen e mundshme te misionit EULEX ne bisedimet Prishtine - Beograd perderisa nuk ka njoftim zyrtar nga Brukseli.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Driton Lajqi analist politik
Nderkohe analistet e pavarur mendojne se shefja e diplomacise evropiane Kathrin Ashton mund ti jape detyra shtese misionit EULEX ne kete rast qe te perfshihet edhe ne dialogun Prishtine-Beograd. Megjithate Driton Lajqi njohes i marredhenieve nderkombetare shpreh per DW skepticizmin e tij per mundesine qe misioni i EULEX-it te pershihet ne kete dialog. Une kam dilema sepse eshte nje lloj kontradikte ne mes vet misionit te EULEX per faktin qe njerezit qe punojne ketu ne EULEX jane te specializuar per sundimin e ligjit por nuk jane te specializuar per lehtesimin e dialogut apo per bisedime thote Driton Lajqi.
Javen e kaluar mediat serbe njoftuan se qeveria e Beogradit tashme ka hartuar paltformen e bisedave me Prishtinen zyrtare dhe kjo platforme thuhet se eshte ndertuar ne koordinim me Bashkimin Evropian dhe mbi bazen e rezolutave parlamenare te mehershme te parlamentit te Serbise. Udheheqesit e institucioneve te Kosoves nga ana e tyre thone se bisedimet me Beogradin mund te fillojne vetem pas krijimit te qeverise legjitime ne Prishtine pas zgjedhjeve qe do te mbahen me 12 dhjetor. Por ato e lene te hapur mundesine qe pika te ketij dialogu sic eshte ceshtja e personave te zhdukur mund te filloje edhe brenda ketij viti duke mos permendur ndonje date.
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora