KOMRA zbardh krimet e luftes ne ish Jugosllavi 1991-2001

Disa qindra shoqata civile duke perfshire edhe shoqatat e viktimave veteraneve familjareve te personave te zhdukur shoqata e te burgosurve te luftes dhe individe te shquar nga hapsirat e ish Jugosllavise kane krijuar koalicionin per nismen KOMRA qe ka si qellim krijimin e nje Komisioni te pavarur rajonal i cili do te vertetoje dhe te publikoje faktet mbi krimet e luftes dhe shkeljet e tjera te renda te te drejtave te njeriut ne periudhen 1991-2001 ne vendet e ish Jugosllavise. Iniciatoret e KOMRA-s nga Maqedonia Serbia Kosova Bosnja Mali i zi dhe Kroacia jane te mendimit se me formimin e komisionit do te kontribuohet ne zbardhjen e krimeve te luftes nga e kaluara. shte me rendesi se KOMRA do te jete jashte trupit gjykues dhe nuk do te perzihet ne pergjegjesite e gjykatave dhe proceseve te cilat jane ne rrjedhe e siper.
KOMRA paraqet platforme te viktimave dhe permes saj do te mund te degjohet zeri i viktimave pasi vleresojme se proceset te cilat po zhvillohen pas perfundimit te lufterave ne ish Jugosllavi nga viti 1991 deri ne perfundimin e luftes ne Maqedoni ne vitin 2001 nuk jane te mjaftueshme per proceset e pajtimit thote Boro Kitanovski koordinator i iniciatives KOMRA per Maqedonine. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Logoja KOMRA ne maqedonisht
Iniciativa KOMRA miraton dhe respekton vendimet e saj me shumice
Vetem qasja rajonale do te mund te nxjerr ne shesh te gjitha rastet per krime lufte. Komisioni mund tu ndihmoje shume prokurorive per krime lufte me sigurimin e provave me inkurajimin e deshmitareve te viktimave qe te marrin pjese ne gjykimet per krime lufte si dhe ne organizimin e dosjeve mbi rastet e caktuara. Iniciativa KOMRA eshte unike dhe meriton mbeshtetje afatgjate thote Gordana Duvnjak anetare e KOMRA-s ne Maqedoni. Jo gjithnje kemi qendrime identike por ajo qe eshte me rendesi ka te beje me faktin se vendimet ne KOMRA miratohen dhe respektohen me shumice.
Nje nga qellimet e kesaj iniciative eshte qe rajoni te kaloje permes nje katarze shoqerore dhe ti jap nje perkushtim te merituar te gjitha viktimave ne ish hapesirat e Jugosllavise thote Duvnjak.
KOMRA edhe me perfaqesues nga Serbia dhe Kosova
Nuk mund te kete pajtim pa e mesuar te verteten thote Boro Kitanovski duke vecuar rastin se ne KOMRA ka perfaqesues nga Serbia dhe Kosova.
shte bukur te shihet qe pas lufterave te pergjakura ne ish Jugosllavi ende egzistojne njerez ne keto hapesira qe jane te gatshem bashkarisht te diskutojne per fatin e viktimave dhe perpjekjet qe bejne per te arritur pajtimin thote Boro Kitanovski.
Kryetari i Asociacionit per Iniciativa Demokratike Lulzim Haziri i jep mbeshtetje te plote funksionimit te KOMRA-s.
Jo rastesisht shoqeria civile e ka perkrahur kete iniciative me besimin se duke e sqaruar te kaluaren me lehte do te ecim ne te ardhmen dhe jo rastesisht mandati i ketij Komisioni eshte percaktuar qe te jete nga viti 1991 deri ne vitin 2001 qe do te thote se i ka perfshire edhe ngjarjet qe ndodhen ne Maqedoni ne vitin 2001 thote Lulzim Haziri.
Nismen KOMRA deri ne vitin e ardhshem pritet ta mbeshtesin te gjitha qeverite dhe parlamentet e vendeve te ish Jugosllavise.
Autor Fatos Musliu
Redaktoi Mimoza Cika-Kelmendi