E Diel, 1 Nëntor 2026

EULEX: Përgjimet i bëmë me urdhër gjykate

Prokurori i EULEX-it nga Zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës ngriti një padi në Ministrinë e Transportit, Postës dhe Telekomunikacionit për rastin e 16 nëntorit.

Bashkë me padinë, janë dorëzuar të gjitha provat e mbledhura gjatë hetimeve, siç kërkohet në bazë të ligjit të zbatueshëm.

Gjykata dhe avokatët mbrojtës të të pandehurve marrin një kopje të materialit të njëjtë. Dëshmitë në dosjen e këtij rasti përfshijnë përgjimet telefonike, sikurse edhe dosjet audio që përfunduan në domenin publik.

SPRK-ja, të gjitha këto i ka bërë duke u bazuar në një urdhër të gjykatës dhe dosjet audio nuk janë lëshuar nga prokurori në domenin publik. SPRK-ja është duke hetuar rastin për të vendosur nëse është kryer vepër penale nga ata që e kanë zbuluar informacionin në publik dhe nëse do të fillojë hetimi, ka njoftuar EULEX-it përmes një kumtese për media.

Misioni i EULEX-it shpreh keqardhje për faktin se bisedat telefonike kanë shkuar deri te domeni publik. Misioni nuk mund të bëjë ndonjë koment të mëtejshëm për këtë rast. Prokurorët e EULEX-it janë plotësisht autonom dhe kryejnë detyrat e tyre në përputhje me rrethanat, thuhet në fund të kumtesës së EULEX-it.

Gjatë ditës Drejtuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë deklaruar se autoritetet kosovare, kanë ndërmarrë veprime që të nisin hetime lidhur me skandalin e përgjimeve të zyrtareve të lartë në institucionet e vendit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›