Krasniqi: Strukturat ilegale, mbeturina të Millosheviqit

“Ky veprim i strukturave ilegale është edhe kundër Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit , ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila fuqizon sundimin e rendit dhe të ligjit në vendkalimet kufitare ndërmjet dy shteteve, si dhe siguron qarkullim të lirë të qytetarëve dhe të mallrave në përputhje me normat ndërkombëtare. Kryetari edhe njëherë thekson se strukturat ilegale, mbeturina të Millosheviqit, po e mbajnë peng stabilitetin, paqen dhe inkuadrimin e qytetarëve serbë të veriut në jetën institucionale të shtetit të Republikës së Kosovës”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Kuvendi i Kosovës.
Kreu i legjislativit të vendit, Krasniqi, bën thirrje që këto struktura të shuhen sa më parë për të ndihmuar kështu në stabilizimin e jetës në veri dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.