E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj takoi ambasadoren Jacobson

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në një takim ambasadoren amerikane në Republikën e Kosovës, Tracey Ann Jacobson.

“Në takim z. Haradinaj edhe një herë riafirmoi qëndrimin e tij dhe të AAK-së se ShBA-të janë një vend unik dhe se kultivimi i marrëdhënieve speciale me ShBA është i një rëndësie të veçantë për shtetin dhe popullin e Kosovës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra për Informim e kësaj partie.

Haradinaj po ashtu, e ka falënderuar shtetin amerikan për angazhimin e vazhdueshëm në forcimin dhe ngritjen e demokracisë në vend, thuhet në fund të komunikatës./kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›