E Diel, 1 Nëntor 2026

Mali i Zi, 500 milione euro te ardhura nga turizmi

Te ardhurat qe Mali i Zi ka fituar ne 10 muajt e pare te ketij viti nga turizmi kane qene plot 500 milione euro, mbi 10% me shume se e njejta periudhe e vitit te kaluar.

Lajmin e ka bere te ditur ministri malazez i Turizmit, Predrag Nenezic, sipas te cilit qe nga fillimi i vitit Malin e Zi e kane vizituar 1.13 milione turiste, 4.8% me shume se ne vitin 2007.

Nga numri i pergjithshem i turisteve, 37 perqind kane qene nga Serbia, 21 perqind nga vendet e Bashkimit Evropian dhe nga 12 perqind nga ish-anetaret e Bashkimit Sovietik dhe nga shtetet e ish-Jugosllavise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›