E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX: Prokurori i Limajt, i mbrojtur si ndërkombëtar

Kryeprokurorja e EULEX-it, Jaroslava Novotna i ka kthyer përgjigje Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, se prokurori Mauricio Salustro gëzon imunitet.

Mbrojtja Fatmir Limajt, kishte kërkuar që prokurori Salustro të largohet nga rasti, pasi që mbi atë rëndojnë disa akuza nga ditarët e të ndjerit Agim Zogaj dhe bashkëshortes së tij. Mbrojtja po ashtu ka kërkuar që në gjykimin “rasti Kleçka” Salustro të ftohet si dësmitar.

Për kryeprokuroren e EULEX-it italiani Salustro ka imunitet. Në përgjigjen dërguar Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, kryeprokurorja Jaroslava Novotna refuzon përjashtimin e prokurorit, pasi që konsideron që nuk ka bazë ligjore. Arsyetimi është i shkurtër dhe mbështet në nenin 40 pika 1 e procedurës penale për përjashtimin e gjyqtarit nga një rast, derisa kjo bazë zbatohet tek një prokuror përmes referimit nenin 45 pika 1.

Neni 40 pika 1 thekson se gjyqtari laik përjashtohet nga ushtrimi i funksioneve në rastin kur është në lëndën e njëjtë, kur ai ose ajo nuk është marr si dëshmitar ose dëshmitar ekspert. Arsyetimi vazhdon se Salustro nuk është marr në cilësinë e dëshmitarit dhe dëshmitarit ekspert në rastin aktual. Kryeprokurorja e EULEX-it gjithashtu është thirrur në ligjin për statusin dhe privilegjin e imunitetit ndërkombëtar në Kosovë.

Për këtë rast ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ku vlerëson se në rastin “Kleçka”, po shkelen të drejtat e njeriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›