E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, anketa e Dnevnik favorizon BDI dhe VMRO-DPMNE

Sipas një ankete të realizuar nga e përditshmja "Dnevnik" në Shkup, në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm sërish do të fitojnë partitë në pushtet.

"Partitë e koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE dhe BDI edhe më tej dominojnë në skenën politike në Maqedoni, dhe rejtingu i tyre mbetet i pandryshuar 9 muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Por megjithatë, anketa sjellë dallime të mëdha sa i përket shqiptarëve dhe maqedonasve për çështje dominuese politike për vendin, sidomos në planin e evrointegrimeve.

Në pyetjen e anketës se në rast se nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, VMRO-DPMNE do të fitonte 23,5 për qind të votuesve, LSDM 18,2 për qind, BDI 7,2 për qind, PDSH 3,1 për qind, RDK 2,9 për qind, VMRO-Popullore 1,2 për qind dhe partitë e tjera.

Në Anketë si persona të papërcaktuar janë deklaruar 40 për qind e të anketuarëve. Anketa nxjerrë vlerësimet e qytetarëve ndaj liderëve, ku lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski nuk pëlqehet nga maqedonasit, ndërsa shqiptarët kanë mendim negativ për kryeministrin Nikolla Gruevski.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›