Ngrin Evropa, temperatura nën – 30 gradë Celsius

Autoritetet serbe thonë se më shumë se 11 000 persona që jetojnë në fshatra janë izoluar plotësisht teksa në Itali më shumë se 600 pasagjerë janë bllokuar në një tren në Apenine pasi iu ngrinë frenat dhe kabllot elektrikë.
Reshjet e dendura të dëborës në Italinë Qendrore dhe Veriore kanë shkaktuar shqetësime të mëdha. Ekspertët e motit thonë se kjo është java më e ftohtë në 27 vite.
Temperaturat më të ulëta janë regjistruar në Rusi dhe Kazakistan. Në Urale dhe në Siberi temperaturat kanë rënë nën -40 gradë Celsius teksa në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, temperature reale (si pasojë e erërave të forta) ka rënë nën -52 gradë, edhe pse temperature e ajrit ishte -35 gradë Celsius.
Reshjet e dendura të dëborës kanë goditur po ashtu edhe Turqinë. Në Stamboll dëbora ka arritur deri në nivelin e 50 centimetrave. Mediet turke raportojnë se një ortek bore vrau në shtëpinë e saj një grua në juglindje të Turqisë. Një tjetër ortek raportohet të ketë bllokuar rrugën kryesore mes provincës së Bitlisit dhe Diyabakirit.
Ngricat dhe temperaturat shumë nën zero kanë përfshirë edhe pothuajse të gjitha shtetet e Ballkanit, ku përjashtim nuk bën as vendi ynë, Shqipëria.
/Start/F. Prroni/
2012-02-02 17:05