E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX arreston Slobodan Vucinic,i dyshuar për vrasjen e Zyberaj

Mediat kosovare raportojnë arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e policit Enver Zyberaj, shtetasit Slabodan Vucinic.
Hetuesit e Task Forcës së EULEX-it në Mitrovicë e kanë arrestuar njërin nga të dyshuarit e kërkuar në lidhje me vrasjen e policit të PK-së, Enver Zymberi.
 

Sipas një komunikate për shtyp të EULEX, arrestimi u bë sot në mëngjes në Mitrovicë, mirëpo EULEX nuk kishte dhënë emrin e të akuzuarit.
 

Ky person është njëri nga gjashtë personat për të cilët janë lëshuar urdhër-arrestet ndërkombëtare në tetor 2011, shkruan EULEX.
Për arrestimin e Slobodanit kanë raportuar edhe mediat serbe.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›