E Shtunë, 31 Tetor 2026

Testi i kontestuar? Vejsiu: Kanë marrë pikë maksimale

Në 2 ditë të para të korigjimit të provimit të gjuhë- letërsisë autoritet e Ministrisë së Arsimit japin rezultatet e para të këtij testi. Sipas tyre, për pyetjet që maturantët ishin të shqetësuar, për të cilat protestuan se ishin jashtë programit orientues, mbi 20% e tyre kanë rezultuar më të sukseshëm se më përgjigjet e dhëna për pyetjet e tjera.
 

Drejtori i Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Vejsiu, tha se ndryshe nga provimi i letërsisë, në provimin e matematikës pyetjet do të jenë më fikse dhe teza do te jetë brenda programit orientues.
 

Provimi i matematikës do të zhvillohet në datën 16 qershor dhe pas disa ditëve hartuesit do të ngujohen për të përgatitur tezën për sfidën e dytë të maturantëve.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›