EULEX bastisje ne veri 3 ne pranga

Misioni i Bashkimit Evropian për Polici dhe Drejtësi – EULEX ka ndërmarrë një operacion të gjërë kontrolli në komunën e Zubin Potokut, në veri të Kosovës, të banuar me serbë, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Aksioni është ndërmarrë në orët e para të mëngjesit I mbështetur edhe nga ushtarët e KFOR-it. Policët e EULEX-it pasi kanë kryer bastisje në katër shtëpi dhe në një biznes kanë vënë në pranga tre të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar dhe evasion fiskal.
“Ky operacion është në kuadër të hetimeve lidhur me një numër veprash penale, përfshirë kontrabandim mallrash, evazion fiskal, shmangie nga detyrimet si dhe krim të organizuar. Hetimi është duke u mbikëqyrur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ndërsa kërkimet dhe arrestimet janë autorizuar nga një gjykatës i procedurës paraprake”, thuhet në një njoftim të shkurtë të EULEX-it. Veriu i Kosovës që nga përfundimi i luftës në qershor të vitit 1999 vazhdon të konsiderohet oaz I krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Në këtë pjesë të Kosovës të banuar me serbë nuk veprojnë dogana e Kosovës në pikat 1 dhe 31, që kur aty iu vu zjarri në shkurt të vitit 2008 nga serbët e revoltuar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Në mungesë të doganave dhe veprimit të shtetit në këtë pjesë futen mallëra të ndryshme pa u doganuar nga Serbia pa paguar taksat e shtetit duke i shkaktuar buxhetit të Kosovës humbje disa qindra milionë gjatë vitit. Shpeshherë është thënë se incidentet dhe tensionet në këtë pjesë krahas cështjeve politike shkaktohen edhe për të vonuar vendosjen ligjit në këtë pjesë për të mundësuar vazhimin e kontrabandës e cila dëmton rëndë buxhetin e shtetit të kosovës.
Bul Salihu