E Shtunë, 31 Tetor 2026

QSUT kete vit me shume ilace

Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza", në Tiranë, nuk do të ketë mungesë ilaçesh këtë vit, nëse do të ketë një menaxhim më të mirë të fondeve, si dhe një rritje të të ardhurave dytësore. Ky ka qënë premtimi i drejtorit të QSUT, i cili nuk i ka mohuar mungesat e barnave, por kjo për arsye se të ardhurat dytësore nuk kanë qënë shumë premtuese, për tu përdorur edhe për blerjen e barnave. Ndërkohë, që QSUT u shpreh ai ka një numër të madh pacientësh, ku rreth 50% e tyre vijnë nga rrethet, duke sjellë për pasojë edhe një kërkesë të vazhdueshme për fonde.

"Që të jem realist nuk jam nga ata që do të them që nuk do të mungojnë, do ketë dhe periudha si cdo institucion tjetër. DO të duheshin më tepër fonde, po jam shumë i bindur që një menaxhim më i mirë dhe i saktë i atyre që ofron buxheti i shtetit, të ardhurat dytësore dhe një hapje e QSUT, me partnerët dhe donatorët që nuk janë të pakët në këtë vend, mendoj që do na krijojë hapësira për të zgjidhur në më të mirën e mundshme nevojat e QSUT", tha Saimir Ivziku, drejtor i QSUT.

Këto deklarata kreu i QSUT i bëri gjatë një takimi me kreun e agjensisë rajonale, për mjedisin në Tiranë, Afrim Tola, gjatë të cilit, është folur për mbetjet spitalore, dhe trajtimin e tyre tashmë nëpërmjet autoklavës së re.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›