Rikthehet pas tre muajsh Liga e Kampioneve

Pas gati 3 muajsh pushim magjia e futbollit Evropian, Liga e Kampioneve do të zbresë sot në mbremje në fushën e lojës me dy sfidat e para në 1/8 e këtij kompeticioni. E gjithë vemëndja do të jetë e drejtuar në ‘San Siro’ ku Milani do të presë Tottenham. Italianët e drejtuar nga Masimiliano Allegri presin me entuziazëm këtë sfidë, pas suksesit të fundit të Seria A, që i ka lejuar ata të ruajnë të qetë vendin e parë në renditje. Gjithsesi, tekniku milanist ka kërkuar nga skuadra e tij një ndeshje të madhe.
“Ky është testi i parë i rëndësishëm në objektivin për të shkuar sa më larg në Ligën e Kampioneve. Totenham është një skuadër e mirë dhe duyhet të zhvillojmë një ndeshje të madhe për të fituar. Po ashtu e rëndësishme është të mos pësojmë gol”, ka thënë Allegri, i cili do të mbështetet te dyshja e sulmit Ibrahimovic-Pato dhe te eksperienca e Clarence Sedorf.
Nga ana tjetër, trajneri i Totenham Harry Redknap duhet të bëjë në këtë ndeshje pas lojtarin e tij më të rëndësishëm garret Bale. Uellsiani vuan një dëmtim në shtyllën kurrizore, ndërsa detyrën për të mbajtur anglezët në sulm do ta ketë Rafael Van der Vart. Redknap duhet të vlerësojë dhe formën e talentit kroat Luka Modric dhe Peter Crouch, në dyshim për të luajtur nga minuta e parë. Në ndeshjen tjetër të mbremjes së sotme, Valencia do të luajë në “Mestalla” kundër gjermanëve të Schalke 04.
Nertan Prifti Azhornuar së fundi ( e martë , 15 shkurt 2011 )