E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX hetime ne zyrat e transporteve

Departamenti ekzekutiv i Policisë së EULEX-it ka bastisur katër kompani në vende të ndryshme në Prishtinë, në rajonin e Pejës dhe në Prizren, lidhur me hetimin për një tender të dyshimtë ku është e përfshirë Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit. Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i EULEX-it i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

Në një hetim tjetër për tenderë të dyshimtë në komunën e Gjilanit, Departamenti ekzekutiv i Policisë së EULEX-it ka kryer bastisje në dy kompani në Gjilan.   Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i EULEX-it i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Gjilan. Dy hetimet e lartpërmendura  për korrupsion janë nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›