E Shtunë, 31 Tetor 2026

Levizja e Ises

Gara e vertete ne Lidhjen Demokratike te Kosoves do te nise ne momentin kur Gjykata Kushtetuese te deklarohet nese Fatmir Sejdiu ka rene ndesh apo jo me Kushtetuten duke mbajtur dy poste njekohesisht.

Vendimi i Gjykates sipas gjitha gjasave do te jepet brenda ketij muaji.

Kryetari i Prishtines Isa Mustafa tashme e ka bere te qarte se do te kandidoje per Kryetar te LDKse nese Gjykata Kushtetuese i pamundeson Fatmir Sejdiut qe te pretendoje per te marre edhe nje mandat ne krye te partise.

Te marten ne nje dreke me perfaqesues te shoqerise civile Kryetari i Prishtines ka sqaruar gjithcka.

Ishte nje dreke miqesore ku biseduam edhe per LDKne dhe Isa Mustafa na tregoi vizionin e tij se cfare vendimi mund te marre. Ai na tha se nese Gjykata Kushtetuese del me vendim kunder Presidentit Sejdiu dhe me kete rast Presidenti do te hiqte dore nga kreu i partise atehere ai Mustafa do te paraqese menjehere kandidaturen e tij per Kryetar te LDKse ka thene per Express nje prej pjesemarresve te kesaj dreke.

Nese Presidenti Sejdiu nuk preket nga Gjykata atehere Mustafa ka thene se nuk hyn ne gare per shkak se e ka mik Sejdiun. Ai na tha se nuk eshte i interesuar vetem tia marre poziten e liderit te partise sepse konsideron se nuk eshte morale meqenese e ka mik te vjeter ka shtuar burimi i gazetes.
Zyrtarisht komentet e Isa Mustafes nuk jane mohuar nga Kabineti i tij te merkuren.

Shkrimin e plote mund ta lexoni ne Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›