E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaci Kuvendi do te ratifikoje cdo marreveshje

Kryeministri Hashim Thaci e ka siguruar opoziten se Parlamenti do te informohet per te gjitha zhvillimet qe ndodhin rreth Kosoves dhe se cdo marreveshje qe do te behet do te ratifikohet paraprakisht nga Kuvendi.

Ne seancen e sotme te Kuvendit Thaci ka folur per suksesin e Kosoves ne Asamblene e Pergjithshme te Organizaten e Kombeve te Bashkuara duke thene se per here te pare Kosova mori pjese ne menyre legjitime dhe shume te dinjitetshme.

KosovaPress raporton se te njejtin fjalim qe ka mbajtur para kabinetit qeveritar dy dite me pare kryeministri e ka lexuar edhe para deputeteve. Me kete rast ai ka vleresuar se miratimi i rezolutes ne AP te OKB-se fuqizon shtetin e Kosoves dhe garanton teresine territoriale dhe sovranitetin e Kosoves

Duke njohur vendimin e GJND-se rezoluta ka percaktuar vijat e gjera te bashkepunimit mes nesh dhe shteteve rreth nesh duke perfshire edhe bashkepunimn ndershteteror me Serbine ka thene Thaci.

Kreu i ekzekutivit te vendit ka theksuar se me miratimin e rezolutes bota ka legalizuar dhe legjitimuar ne aspektin juridik dhe politik shtetin e pavarur dhe sovran te Kosoves.

Vendimi i GJND-se i 22 korrikut ishte fitore e drejtesise boterore qe perkoi me drejtesine tone per te qene shtet ndersa miratimi i rezolutes eshte fitore dhe legjitimim politik ne organin me te larte. Bota dhe institucionet me te larta boterore kane legjitimuar ne aspektin juridik dhe politik shtetin e pavarur dhe sovran te Kosoves ka thene ai.

Thaci ka siguruar se Qeveria do te punoje bashke me mekanizmat nderkombetare per implementimin e kushtetutes pakos se Ahtisarit dhe ligjeve ne fuqi nderkaq u ka bere edhe njehere thirrje shteteve qe nuk e kane njohur ende Kosoven qe ta njohin vullnetin e qytetareve per pavaresi dhe sovranitet.

Ai ka thene se e ardhmja e Kosoves eshte e sigurt nderkaq ka garantuar qe per qytetaret e vendit vetem do te kete permiresim te jetes se tyre.

Ne fillim te seances se sotme jane ngritur ceshtje te ndryshme nga ligjvenesit nje prej te cilave edhe ceshtja e bisedimeve me Serbine per cgje ligjvenesit kane kerkuar qe te dihet agjenda e qarte nderkaq kane kerkuar qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes te vazhdojne te jene pjese e ketyre bisedimeve.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›