E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX, hetonish ministrat për korrupsion e krime

PRISHTINË- Zëvendës shefi i EULEX-it, Andy Sarkes ka deklaruar se përvec ish ministrit Limaj, në hetim për akuzën e korrupsionit dhe krimit të organizuar janë edhe disa ish ministra të Kosovës.

Mediat kosovare bëjnë me dije se zëvendësshefi i Misionit të BE për Sundim të Ligjit në Kosovë ka pohuar se EULEX-i nuk ka qenë sa duhet efikas, veçanërisht në veri, por ndërkohë ka deklaruar se përgjegjësinë më të madhe për rezultatin dhe dështimin e mbajnë vendorët.

Ndër të tjera diplomati britanik thotë se EULEX-i nuk mund t’i sjellë Kosovës “tokën e premtuar”, por do të bëjë përpjekje që rendi dhe ligji të forcohen, ndërsa korrupsionit të ndalohet nga rrënjët. Mësohet se përveç ish-ministri Limaj edhe disa ministra të qeverive të Kosovës janë duke u hetuar për korrupsion, pa përmendur emra konkretë.

“Ka rreth 100 raste që EULEX është duke hetuar për korrupsion dhe krim të organizuar. Janë edhe disa ministra nën hetime. Këto janë raste të hapura”,- thekson Sparkes.

Sparkes thotë se EULEX-i ka reduktuar aksionet ndaj zyrtarëve të lartë, por thotë se asnjëri nga ta nuk është amnistuar. Numri dy i EULEX-it nuk përmend asnjë rast të hetimeve ndaj kriminelëve në veri, por ndërkohë nënvizon faktin se EULEX nuk do i shmanget hetimeve ndaj personave që kanë bërë krime lufte.

“Njerëzit në Kosovë nuk preferojnë të flasin shumë për krime lufte, por sidoqoftë disa nga këta njerëz që janë të dyshuar janë arrestuar apo do të arrestohen kur të mbesin pa imunitet”, -ka deklaruar zëvendës shefi i EULEX-it, Andy Sarkes.
(e.m/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›