Limaj: EULEXasnjë akuzë konkretejam viktima e tyre
PRISHTINË- Ka kaluar një vit nga bastisjet e bujshme të EULEX-it në Zyrat e Ministrisë së Transportit që atë kohë udhëhiqej nga Fatmir Limaj, i cili u akuzua për korrupsion. Edhe pas kalimit të kësaj kohe, asgjë konkretisht nuk ka ndodhur. Fatmir Limaj, e konsideron veten viktimë të EULEX duke kërkuar edhe shpjegime, se pse e gjithë kjo bastisje e bujshme nuk solli asgjë konkrete. Deklaratat e Limaj u bënë gjatë një interviste për mediat kosovare.
“S’ka mo tjera fakte, s’ka mundësi me pas fakte, po të kishte fakte do të ishte kryer, por thjesht çka do që shtyhet dhe mbahet është për kalkulime të imazhit politik. Tash unë e shoh vetën viktimë. Absolutisht viktimë të tyre”, ka thënë Limaj.
Ai thotë se është i bindur qe EULEX, nuk ka asnjë fakt, prandaj sipas tij, nuk ka dalë me një akuzë.
“S’ka ministri që nuk hetohet, por tani vendoset nga vullneti i tyre, p.sh dikon e ka jaran dikush nga bosat e EULEX-it dhe thotë që këto zbon me prek”, shtoi Limaj, sipas të cilit EULEX ka dëmtuar imazhin e Brukselit.
(m.a/BalkanWeb)