EULEX-i arreston katër persona për rastin Bllaca

Nga Express më 06 korrik 2011 në ora 13:34
Policia ekzekutive e EULEX-it sot në mëngjes ka arrestuar katër persona në lidhje me një rast vrasje.
Hetimet kanë të bëjnë me pohime për vrasje të rëndë dhe tentim vrasje të rëndë të kryera në vitin 1999 dhe 2000.
Sipas saj, arrestimet u kryen në Prishtinë dhe në rrethinë dhe pa ndonjë incident. Pritet që sot më vonë të katër personat të paraqiten para një gjyqtari të procedurës paraprake. Operacioni është duke vazhduar.
Hetimi drejtohet nga një prokuror nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ndërkaq mësohet se ky arrestim ka të bëje me rastin Bllaca.
Arrestimet janë autorizuar nga një gjykatës i procedurës paraprake i EULEX-it, konfirmoi zyra për informim e misionit të BE-së.