Zv/kryeministrja Tahiri niset për në Kanada
PRISHTINË- Zv/kryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri u nis sot drejt Kanadasë, për të marrë pjesë në Konferencën Botërore të Grave 2011, organizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) përmes programit për zhvillim (UNDP).
Ajo do të jetë pjesë e panelit ndërkombëtar që ka për qëllim simulimin e dialogut në iniciativat për rimëkëmbjen dhe rindërtimin pas konflikteve, si resurse në dispozicion për të promovuar barazinë gjinore dhe përfshirjen e gruas në vendimmarrje si potencial i mundshëm.
Po ashtu, zv/kryeministrja Tahiri gjatë këtij qëndrimi në Kanada do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të qeverisë kanadeze.
(d.b/BalkanWeb)