E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi i Ballkanit, sfidë për BE-në

Nga Express më 06 korrik 2011 në ora 13:00

Sfida më e madhe e radhës për Bashkimin Evropian është integrimi i Ballkanit Perëndimor, ndërsa moment vendimmarrës është afrimi i Serbisë drejt BE-së, deklaroi në Vjenë sekretari i shtetëror në Ministrinë hungareze të Punëve të Jashtme, Zholt Nemet.

Ai theksoi se integrimi i vendeve të Ballkani Perëndimor në BE është "mënyra e vetme për modernizimin e tyre".

Nemet në fjalimin në Ambasadën e Hungarisë në Vjenë me rastin e përfundimit të kryesimit hungarez me BE-në theksoi se Serbia ndodhet në gjendje të rëndë ekonomike, e cila kërkon sjellje të kujdesshme të partnerëve në BE.

"Duhet të jemi pozitiv, ndërsa kjo përfshin edhe atë të mos e detyrojmë Serbinë ta pranojë Kosovën", theksoi Nemet, duke shtuar se marrëveshjet e arritura gjatë dialogut Prishtinë-Beograd janë "pragmatike dhe praktike".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›