E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX-i hedhë poshtë kallëzimin kundër Qemajl Mustafës

EULEX-i dhe Prokuroria Themelore e Gjilanit, Departamenti për krime të rënda, ka hedhur poshtë pretendimet se Qemajl Mustafa ka shpërdoruar detyrën zyrtare me rastin e organizimit të ekskursionit në Shqipëri. Këtë vendim organet hetuese e kanë marrë më 23 maj, raporton rajonipress.

Sipas vendimit, thuhet se pretendimet faktike lidhen me një rast tenderimi rreth një ekskursioni të shkollave të mesme të Gjilanit. Nga Afrim Zeqiri pretendohej se kryetari i Gjilanit i ka ofruar 5 000 euro përfaqësuesit të njërës prej kompanive, në mënyrë që ky të tërhiqet nga ai proces.

Policia gjyqësore ka intervistuar Afrim Zeqirin më 9 tetor 2012. Zeqiri i ka thënë policisë se me Qemajl Mustafën është takuar në një kafene të Gjilanit. Qemajl Mustafa është intervistuar më 11 janar të viti 2013 dhe ka mohuar t`i ketë ofruar Afrim Zeqirit 5 000 euro.

Gjithashtu rreth këtij rasti është intervistuar edhe dëshmitari Bajram Qorroli, më 15 tetor 2012, i cili i ka deklaruar policisë se Qemajl Mustafa nuk i ka ofruar Afrim Zeqirit 5 000 euro. Policia ka intervistuar edhe Bujar Nevzatin, Zekirja Sefën, Zejnullah Zejnullahun, Halim Vranovcin, Bardhyl Sylën dhe asnjëri prej këtyre dëshmitarëve nuk ka paraqitur ndonjë dëshmi se Qemajl Mustafa i ka ofruar 5 000 euro Afrim Zeqirit.

EULEX-i ka marrë për bazë dhe bazën ligjore sipas së cilës dëshmia e vetme është ajo e Afrim Zeqirit, i cili edhe realisht nuk ka vërtetuar provat dhe pretendimet e tij, andaj nuk ka asnjë dëshmi apo provë që Mustafa ka shpërdoruar detyrën zyrtare, thuhet në arsyetim të vendimit./Indeksonline./ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›