Ne Zvicër, akademi përkujtimore për dëshmorët e UÇPMB-së

Në Zvicër, mbahet Akademi përkujtimore për dëshmorët e UÇPMB-së, e vetmja, që mbahet në diasporë, kushtuar 29 dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB-së). Akademia do të mbahet të dielën më 26 maj 2013, duke filluar nga ora 13:30 në Winkeln të St.Gallenit, në restaurant “Kreuz”, përballë stacionit të trenit, në këtë adresë: Letzistrasse 3, 9015.
Për këtë Akademi Përkujtimore, është e përgaditur një program kulturo-artistikë, kushtuar dëshmorëve, luftës për liri dhe pritet, që të marrin pjesë edhe disa veprimtarë, që janë në diasporë dhe nga atdheu, si Jonuz Musliu kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, etj. /Indeksonline/