EULEX-i heton lëndët e tri projekteve në Gjilan

Me interesimin për tre tenderë konkretë, hetuesia e EULEX-it tani më kanë nisur hetimet e saja edhe në Gjilan, duke u interesuar në lidhje me lëndët e tri projekteve, për rrugën nga Përlepnica deri te “Vali Ranch”, për rrugën “Jugu I” si dhe për tenderin e mirëmbajtjes verore të rrugëve.
Derisa përfaqësuesit e institucioneve shprehen se do të jenë të hapur dhe se komuna do të ofrojë bashkëpunim e saj, e bindur se procedurat për tenderët përkatës kanë qenë të rregullta dhe ato janë respektuar me saktësi, opozita përshëndet nismën e hetimeve nga EULEX-i, për çdo dyshim për korrupsion, krim të organizuar dhe veprime tjera të paligjshme.
Zyrtarë komunal të Gjilanit kanë konfirmuar të hënën se Prokuroria e EULEX-it, duke u bazuar në deklaratën e biznesmenit tani të ndjerë gjilanas, Mehmet Shkodra, ka kërkuar nga komuna e Gjilanit lëndët e tri projekteve të nivelit komunal.
Kryetari i Komunës, Qemajl Mustafa ka thënë se bëhet fjalë për rrugën nga Përlepnica deri te “Vali Ranch”, për rrugën “Jugu I” si dhe për tenderin e mirëmbajtjes verore të rrugëve.
“Me sa duket, i ndjeri Mehmet Shkodra, (Inter Evropa), ka deklaruar se ka marrë pjesë në këta ose tenderë të ngjashëm dhe, sipas tij, kinse i është bërë padrejtësi. Ne në komunë jemi të sigurt se procedurat kanë qenë të rregullta dhe ato janë respektuar me saktësi. Puna iu është dhënë kompanive më të lira, në mesin e atyre që kanë qenë të përgjegjshme në konkurrencë ligjore”, ka thënë Mustafa.
Ai ka potencuar se qëndrim i tij është se do të jenë të hapur dhe bashkëpunues, jo vetëm me hetuesinë e EULEX-it, por me të gjitha organet hetuese në Kosovë, sikurse edhe me media, shoqërinë civile dhe zyrat e agjencionet e licencuara për anti-korrupsion.
Nisma e hetimeve të EULEX-it, për tenderët konkretë është përkrahur nga partitë opozitare në Gjilan, të cilat vlerësojnë se çdo rast i dyshimtë për korrupsion duhet të hetohet me qëllim të zbardhjes të së vërtetës.
Agim Rexhepi, sekretar i degës së LDK-së në Gjilan, e ka përshëndetur vendimin e hetuesve të EULEX-it, si organ kompetentë për të bërë hetime për rastet e dyshuara edhe në Gjilan.
Sipas tij, LDK për çdo ditë shprehet se është për rregull dhe rend, prandaj edhe është pro, që dyshimet për veprime të paligjshme, të vërtetohen nga organet kompetente.
“Në një vend ku flitet kaq shumë për korrupsionin, ka nevojë për hetime dhe LDK kërkon që hetimet e tilla të jenë sa më serioze”, ka thënë Rexhepi.
Sokol Haziri, nënkryetar i degës së AAK-së në Gjilan, ka thënë se ky subjekt politik absolutisht e mbështetë këtë nismë të EULEX-it, për të hetuar të gjitha rastet që kanë të bëjnë me korrupsion, krim të organizuar dhe të gjitha veprimet tjera të paligjshme, edhe atë në të gjitha instancat në nivel vendi, por edhe në Gjilan, për të gjitha dyshimet e bazuara.
“Sundimi i ligjit duhet të jetë prioritet në Kosovës dhe qytetarët me të drejtë kërkojnë që të gjithë keqpërdoruesit e parave të tyre, të përgjigjen para drejtësisë dhe për rastet e konfirmuara do të ishte mirë që keqpërdoruesve edhe t’u konfiskohet pasuria e rritur në atë formë”, ka thënë Haziri.
Edhe Jakup Bajrami, kryetar i LDD-së së Gjilanit, ka thënë se ky veprim i EULEX-it është për t’u përshëndetur, sepse të gjitha rastet e dyshuara për korrupsion duhet të hetohen deri në fund.
I pari i dardanëve në Gjilan, e vlerëson të qëlluar nismën e hetimeve nga Prokuroria e EULEX-it edhe në nivel komunal dhe kërkon që hetimet të çohen deri në fund, jo vetëm për këta tre tenderë përkatës, por edhe për çdo dyshim tjetër për korrupsion dhe veprime jashtëligjore.
“Edhe ne jemi shumë të interesuar për këso lloj hetimesh dhe e përkrahim çdo lloj hetimi që vije nga gjykata, e posaçërisht nga Prokuroria e EULEX-it, sepse nëse dyshohet se ka pas keqpërdorime, atëherë ato duhet të zbardhen dhe keqbërësit të përgjigjen para ligjit, sepse kjo do të ishte në interes të qytetarëve dhe vendit", ka thënë Bajrami. /kosovapress/