Fillon ndërtimi i nënkalimit në afërsi të KEK-ut
Ka filluar ndërtimi i nënkalimit në rrugën “Bill Clinton”, që lidh hapësirën në mes lagjes Dardania dhe Pejton.
Rruga “Bill Clinton” në Prishtinë e gjatë 1 mijë e 200 metra, përkatësisht nga ura për Fushë-Kosovë e deri afër katedrales “Nënë Tereza”, do të zgjerohet edhe për dy korsi me gjerësi nga 4 metra në të dy anët. Kurse të hënën ka filluar ndërtimi i nënkalimit, i cili do të lidhë hapësirën në mes lagjes “Dardania” dhe “Pejton”.
Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Muhamet Gashi ka bërë të ditur se kanë filluar punimet e ndërtimit të nënkalimit te Korporata Energjetike e Kosovës dhe se qytetarët e Prishtinës janë njoftuar që nga e premtja se komunikacioni do të zhvillohet vetëm një anë të rrugës.
“Me kohë janë njoftuar qytetarët, qysh prej ditës së premte, se do të zhvillohet komunikacioni vetëm një anë të rrugës. Aty sot kanë fillua punimet në ndërtimin e nënkalimit në afërsi të objektit të KEK-ut. Sipas mbikëqyrjes dhe drejtorisë përkatëse, punimet e zgjerimit të rrugës apo bulevardit “Bill Clinton” edhe nënkalimit do të kryhen edhe më herët, se që është e përcaktuar në kontratën”, tha ai .
Zgjerimi i kësaj rruge buxhetit të Komunës së Prishtinës do t’i kushtojë 1 milion e 620 mijë euro, ndërsa punimet do të kryhen nga kompania “Alko Impex”, kurse kohëzgjatja e punëve në zgjerimin e rrugës “Bill Clinton” dhe në krijimin e nënkalimit në mes lagjes “Dardania” dhe “Pejton” pritet të përmbyllen brenda 170 ditë pune./kosovapress/