E Shtunë, 31 Tetor 2026

272 €, paga mesatare në Kosovë

Paga mesatare në Kosovë gjatë muajit të tretë të këtij viti ka arritur në 272 euro, njoftoi Enti i Statistikave i Kosovës.

Sipas sipas të dhënave statistikore, pagën mesatare prej 272 eurove e marrin 75.886 të punësuar.

Të dhënat zyrtare nga vendet e rajonit tregojnë se Kosova mund të krahasohet për nivelin e pagave vetëm me Shqipërinë, ku paga mesatare është regjistruar të jetë 242 euro.

Qytetarët e vendeve të tjera ballkanike paguhen dukshëm më shumë se ata kosovarë. /rel/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›