E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX-i inkurajon Beogradin përhetimet në Rashkë

PRISHTINE-Përfaqësuesit e misionit EULEX në Kosovë kanë thënë se i mbetet Beogradit të ndërmarrë hapin e ardhshëm, për të vazhduar me mbledhjen e informacioneve rreth varrezës masive në Rashkë, ku dyshohet të jenë trupat e 250 shqiptarëve të vrarë.

“Ky rast ka një rëndësi të madhe. Ne inkurajojmë autoritetet (serbe) që të ecin përpara sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që e vërteta të dalë në dritë”, u ka thënë agjencive serbe të lajmeve zëdhënesja e EULEX-it, Irina Gudelevic.

Në muajin Maj, është bërë e ditur se në afërsi të Rashkës u gjet një varrezë masive me trupat e shqiptarëve të Kosovës, të vrarë gjatë luftës 1998-1999, gjë që është konfirmuar edhe nga prokurori serb për krime lufte, Vlladimir Vukçevic.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›