Mbërrin i nxehti afrikan temperaturat shkojnë40 gradë
TIRANE-Nëse keni menduar se kjo javë që sapo lamë pas ishte shumë e nxehtë, gaboheni. Java që vjen do të sjellë temperatura akoma më të larta. Sinoptikanët parashikojnë që gjatë kësaj jave zhiva e termometrit të shënojë 36 gradë celcius në hije dhe plot 40 gradë në diell. Sipas tyre, shkak për këto temperatura kaq të larta, është bërë mbërritja e një vale ajri të nxehtë që vjen nga Afrika.
Sipas parashikuesve të motit, temepraturat do të rriten me nga dy gradë çdo ditë dhe kulmi pritet të shënohet gjatë ditës së martë, por edhe pas kësaj dite, sërish zhiva e termometrit nuk do të pësojë rënie. Metreologët parashikojnë që këtë vit stina e verës do të jetë përvëluese. Ata shpjegojnë se gjatë muajve qershor, korrik do të na duhet të përballemi me të nxehtin afrika. Shenjat për një verë të nxehtë janë dhënë edhe gjatë javës që sapo lamë pas, e cila rregjistroi temperatura rekord deri në 34 gradë celciues. Sipas tyre, vendi ynë pritet të goditet në dy muajt e ardhshëm, nga i nxehti afrikan, duke bërë që temperatura maksimale të kapë shifra mjaft të larta. Rritja e temperaturave dhe "çrregullimi i stinëve" është një nga ndikimet e ndryshimeve klimatike në vendin tonë, sipas specialistëve të mjedisit. Nën këtë ndikim, duket se Shqipëria pavarësisht se ka një klimë mesdhetare, në ditë të veçanta është prekur nga fenomene të klimës kontinentale. I nxehti ka sjellë probleme shëndetësore tek shumë njerëz dhe mjekët specialistë nuk ngurrojnë të japin edhe këshillat për raste të tilla. Bluzat e bardha këshillojnë që të moshuarit të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të evitohet dalja në orët e pikut, dhe të vegjëlit të ruhen nga prekja e diaresë së verës. Sipas tyre gjatë ditëve të nxehta duhet të konsumohet sa më shumë ujë dhe lëngje.
(d.b/GSH/BalkanWeb)