Man City dështon për Cercin

Nga Express më 20 gusht 2011 në ora 19:40
Drejtori sportiv i Fiorentinës Pantaleo Corvino ka theksuar se klubi refuzoi një ofertë nga Manchester City për Alessio Cercin.
Menaxheri i Cityt Roberto Mancini gjatë javës së kaluar pranoi se Cerci mund të jetë opsion i skuadrës së tij për të përforcuar mesfushën. Por, Corvino insistoi se Viola refuzoi një ofertë konkrete për 24 vjeqarin nga klubi i pasur nga Eastlands.
“E vetmja ofertë që kemi marrë për Cercin është ajo nga Manchester City por që ishte e pamjaftueshme për ne. Cerci është futbollist i rëndësishëm për ne” tha Corvino.