EULEX-i nis hetimet për djegien e portës në Jarinjë

Shefi i EULEX-it Xavier de Marnhac ka deklaruar se misioni që ai drejton ka shtuar patrullat policore në veri si dhe ka nisur hetimet për djegien e portës në Jarinjë, për vrasjen e një pjesëtari të policisë së Kosovës dhe për veprat e tjera penale të dy javëve të kaluara.
"Ne jemi duke punuar bashkë me KFOR-in për të ulur tensionet dhe për gjetjen e zgjidhjes. Ky është prioritet për EULEX-in. Dhuna është e papranueshme dhe ne po punojmë që përgjegjësit t`i sjellim para drejtësisë", tha De Marnhac gjatë vizitës së shefit të diplomacisë gjermane në pikën kufitare në Jarinje në veri të Kosovës.