Kosovë, serbët vigjilentë nëpër barrikada

Serbët edhe gjatë natës kanë qëndruar pranë barrikadës në Rudare afër Zveçanit, ndërsa kanë vëzhguar edhe të gjitha pikat e tjera që çojnë në drejtim të kufirit në Jarinje.
Sipas burimeve të Kosovapress, situata gjatë natës ka qenë e qetë, por serbët çdo katër orë ndërrohen në këtë barrikadë, ndërkohë që nuk dihet se kur do të zhbllokohet kjo rrugë.
"Automjetet e misioneve ndërkombëtare qarkullojnë lirshëm nëpër të gjitha rrugët në veri, përveç këtu në Rudare ku është i vendosur kryqi në mes të rrugës, i cili do të qëndrojë aty edhe pak ditë", kanë thënë burimet e gezetës.