E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sindikata e policisë padit qeverinë, për vendimin e shpërblimeve

TIRANË- Sindikata e punonjësve të Policisë së Shtetit padit në gjykatë Këshillin e Ministrave dhe ministrinë e Bredshme. Shkak është bërë një vendim i qeverisë me datën dy korrik të këtij viti, për disiplinimin e fondeve buxhetore për vitin 2011. po ashtu edhe një urdhër i dalë nga dikasteri i ministrisë së Bredshme gjashtë ditë më vonë për marrjen e masave për zbatimin e këtij vendimi. Sipas sindikatës me këto vendime po cënohen interesat dhe të drejtat e punonjësve të Policisë së Shtetit.

“Konkretisht bëhej fjalë për kthimin e lekëve të punonjësve të policisë, të cilat i kanë marrë në formën e shpërblimit , por nga fondi i vecantë i pagave që disponon cdo institucion policor, jo fondi rezervë i buxhetit të buxhetit të shtetit. Njëkohësisht në vendim flitej për kthimin e lekëve nga të gjithë punonjësit e policisë, të cilat i kanë marrë se nuk kanë kryer lejet e zakonshme për vitin 2010. vendimi i qeverisë i sapo dalë kërkon të kthehen edhe një herë mbrapsht tek buxheti i shtetit këto lek. Pra bie ndesh me ato të cilat janë të cilat kanë qënë në fuqi, janë në fuqi dhe janë dhënë në rrugë ligjore, ndërsa tani thotë mi kthe”,- deklaroi kreu i sindikatës së punonjësve të policisë, Sadetin Fishta.

Lidhur me kërkesë padinë e sindikatës së punonjësve të policisë ka reaguar edhe ministria e Brendshme nëpërmjet një komunikate, ku sqaron se vendimi ka të bëjë me oraret suplementare të punës, të cilat nuk janë kompensuar deri tani dhe se objekti i këtij vendimi janë shpërblimet e punonjësve nga fondi i vecantë.

Do të jetë gjykata e Tiranës ajo që do të vendosë lidhur me kërkesë padinë e sindikatës të punonjësve të policisë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›