E Shtunë, 31 Tetor 2026

British Airways plan të ri fluturimesh, drejt Londrës e SHBA

TIRANË- Kompania airore British Airways, e cila operon në Shqipëri dhe Kosovë që prej vitit 2006, ka prezantuar planin e ri të fluturimeve drejt Londrës dhe Sheteve të Bashkuara të Amerikës. Dy menaxherët e kësaj kompanie nëpërmjet një komunikimi me mediat kanë bërë një panoramë të plotë rreth zhvillimevedhe pozicionit të British Airways në vendin tonë dhe në Kosovë.

“Prej datës 19 korrik deri në datën 18 gusht do të hedhim në treg tarifa promocionale. Që do të thotë se gjatë kësaj periudhe pasagjerët do të kenë mundësi të zgjedhin një gamë të gjërë cmimesh konkuruese, po ashtu edhe atraktive, që do të New York fillon vetëm me 470 euro, bileta vajtje-ardhje, Boston me 526 euro, po ashtu si Cikago, Majemi dhe Orlando. Londra do të fillojë që nga sot ofertën, me vetëm 216 euro biletë vajtje-ardhje”,- deklaroi menaxherja komerciale në Shqipëri dhe Kosovë, Anisa Hamzaraj.

“British Airways është e përkushtuar që të jetë kompania ajrore globale premium dhe për këtë arsye edhe në mes të krizave më të rënda ne kemi vazhduar investimet domethënëse në produktet tona”,- theksoi menaxheri komercial për Ballkanin, emil Delibashev.

Drejtuesit e lartë të British Airways për Ballkanin premtuan se gjatë dy viteve të ardhshme do të ndryshojnë plotësisht flotën airore për Shqipërinë dhe Kosovën, duke përmisuar akoma më tej shërbimin ndaj qytetarëve.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: British Airways plan të ri fluturimesh, drejt Londrës e SHBA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›