E Shtunë, 31 Tetor 2026

Syla kthehet nga pushimi, nesër në Prokurori

Prishtinë, 3 gusht - Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UçK-së, Azem Syla është kthyer nga pushimet e tij në Shqipëri, për tu paraqitur nesër në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Veprimi vjen pasi që policë të EULEX-it një javë më parë i kishin lënë ftesën për tu paraqitur. Policët e misionit evropian të sundimit të ligjit, për më shumë se 4 orë, javën e kaluar e bastisën shtëpinë e Sylës në fshatin Kishnarekë të komunës së Drenasit. Zyrtari i lartë i PDK-së përmendet nga Nazim Bllaca në video-incizimin e vitit të kaluar, i cili e implikon atë në krimet e pasluftës.  Syla ka thënë se akuzat e Bllacës vijnë nga “një njeri psikopat, dhe spiun i Serbisë”.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›