EULEX-i të zbatojë mandatin

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar se Strategjia Gjithëpërfshirëse për Veriun nuk nënkupton asgjë më shumë se strategji për demokratizimin e vendit, forcimin e rendit dhe ligjit në çdo pjesë të territorit të Kosovës, duke përfshirë edhe veriun e vendit.
Strategjia për Veriun ka qenë tema kryesore e takimit të Kuçit me një delegacion të Këshillit të Bashkimit Europian, i kryesuar nga Jonas Jonsson, shef i Zyrës së Sekretariatit të Përgjithshëm të këtij këshilli.
“Prandaj, ne kemi nevojë që Bashkimi Europian të ndikojë te Serbia për qasje të saj konstruktive ndaj Kosovës”, ka thënë zëvendëskryeministri Kuçi.
Numri dy i Qeverisë ka thënë se përkrahja që Bashkimit Europian mund t’i jepte implementimit të Strategjisë, nëpërmjet EULEX’it, është esenciale në krijimin e besimit te të gjithë qytetarët e Kosovës. “Kosova nuk kërkon asgjë më tepër nga EULEX’i sesa kryerjen e mandatit që ka, prandaj roli i EULEX’it nuk duhet të shihet nga një perspektive tjetër”, ka thënë Kuçi.
Ndërkaq, zyrtari i Këshillit të BE’së, Jonas Jonsson, ka theksuar se për shkak të mungesës së plotë të unitetit të Brukselit zyrtar, Bashkimi Europian nuk mund të japë qëndrim të saktë lidhur me Strategjinë për Veriun.
“Megjithatë, të pranishmit u dakorduan se EULEX’i duhet të forcojë prezencën në Veri dhe duhet të krijojë ambient të përshtatshëm për normalizimin e situatës, nëpërmjet rifunksionalizimit të gjykatës, kthimit të pikave doganore dhe funksionimin e komandës policore”, thuhet në një kumtesë të Qeverisë së Kosovës.
Në takimin e mbajtur të premten në Prishtinë është diskutuar edhe për domosdonë e përshpejtimit të liberalizimit të vizave. Kuçi ka kërkuar nga përfaqësuesit e Këshillit të BE’së që të bëhen hapa konkretë për përshpejtimin e dorëzimit të udhërrëfyesit për procesin e liberalizimit të vizave. “Përfaqësuesit e Këshillit theksuan se nuk do të mungojë mbështetja e përfaqësuesve europianë lidhur me këtë çështje të rëndësishme për qytetarët e Kosovës”, thuhet në kumtesë.
Zëvendëskryeministri dhe emisarët e BE’së kanë biseduar edhe për modalitetet e pjesëmarrjes së Kosovës në iniciativat rajonale. “Përfaqësuesit evropianë përshëndetën përgjigjen pozitive të Kryeministrit të Kosovës lidhur me samitin që do të mbahet në Slloveni dhe siguruan zëvendëskryeministrin Kuçi se do të bëhet ç’është e mundur që Kosova të mos bllokohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina në iniciativat e bashkëpunimit rajonal”.
Ata kanë theksuar se nuk mund të ketë bashkëpunim rajonal dhe integrim të rajonit në Bashkimin Europian pa pjesëmarrjen e Kosovës, prandaj Serbia duhet të luajë rolin konstruktiv dhe të tregohet më bashkëpunuese në këtë drejtim.
Zëvendëskryeministri Kuçi ka falënderuar përfaqësuesit europianë për mbështetjen që po i japin Kosovës, si dhe ka kërkuar shtimin e presionit të Brukselit zyrtar mbi Serbinë “që njëherë e përgjithmonë ta kuptojë dhe ta pranojë realitetin e ri në këtë pjesë të Evropës dhe të kontribuojë në forcimin e paqes, të stabilitetit, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal”.