KDI: Ministrat ta ndjekin shembullin e Thaçit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar raportin e monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për muajin shkurt të vitit 2010. Në raport janë paraqitur të gjeturat nga monitorimi i seancave të Kuvendit të Kosovës, komisioneve si dhe dëgjimeve publike.
Sipas Driton Selmanajt, përfaqësues i KDI-së, akti i dorëheqjes së Kryeministrit Hashim Thaçi nga pozita e deputetit, megjithëse i vonuar, është i mirë, ndërkohë që është kërkuar që këtë shembull ta përcjellin edhe ministrat e kabinetit Thaçi.
Selmanaj ka përmendur edhe zvarritjen e mëtejshme të rregullores së re të punës, duke e quajtur si të paarsyeshme. Ai ka përmendur edhe injorimin nga ministrat të pyetjeve parlamentare.
“Shembull më konkret për këtë ishte seanca e datës 11 shkurt 2010, ku gjatë kohës së pyetjeve parlamentare nga kabineti qeveritar ishin të pranishëm vetëm pesë (5) ministra, ku nga njëzet e shtatë (27) pyetje të deputetëve, vetëm tri pyetje morën përgjigje dhe atë, dy nga ministri Vehapi dhe një nga ministri Limaj”, ka thënë Selmanaj.
Në raport është theksuar edhe mosgatishmëria e ministrit Limaj për raportim para Komisionit parlamentar për Ekonomi, Tregti dhe Industri.