EULEX-i,lëvizja "Vetvendosje" paralajmeron protesta
Kreu i lëvizjes "Vetvendosje", Albin Kurti ka paralajmeruar protesta pas deklaratave të Havier Solanës se është arritur një marrëveshje për rikonfigurimin e misionit civil ndërkombëtar në Kosovë. Në një intervistë për Radio Kosovën, Kurti është shprehur se "politikanet e Kosovës tjetër flasin e tjetër veprojnë". "Ata paraqiten tepër të butë me ndërkombëtarët, kurse para mediave këtu bëhen sikur nuk lëshojnë pe për çështjet e ndjeshme", tha Kurti. Në lidhje me mënyrën dhe kohën se kur do të mbahen këto protesta, lideri i "Vetvendosje" tha se është duke kryer konsultime